NJOFTIM NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS

NJOFTIM NË KUADËR TË PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shpall proceduren për pranimin në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e  aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike

Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al

(Fituesit do të lajmërohen nëpërmjet adresës elektronike nga institucionet përkatëse.)

Ky program do të zgjasë 3 muaj Qershor – Gusht 2016

 

Thirja mbyllet: 15 Maj 2016

Perzgjedhja: 15-25 Maj 2016

Shpallja:  26 Maj 2016

Fillimi i praktikes: 1 Qershor 2016

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *