Nis zbatimin Udhëzimi nr. 1, lehtësim regjistrimit përfundimtar të objekteve në ZVRPP

Nis zbatimin Udhëzimi nr. 1, lehtësim regjistrimit përfundimtar të objekteve në ZVRPP

16-05-03-06-05-31big_foto

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ishte sot i pranishëm në aktivitetin informues të organizuar nga Bashkia e Tiranës me rastin e hyrjes në fuqi të Udhëzimit Nr.1, datë 13.4.2016 “Për caktimin e kritereve e të proçedurave për regjistrimin e lejes së ndërtimit dhe akteve noteriale të lidhura për zhvillim, në cilësinë e investitorit e të pronarëve të truallit apo blerësve/porositësve të njësive individuale, të objektit në fazën e karabinasë dhe të objektit të përfunduar.”

Z. Manjani ka ndarë fillimisht me të pranishmit disa episode reale, me të cilat lidhet zanafilla e procesit që u finalizua sot me këtë aktivitet, në përfundim të së cilit u shpërndanë edhe disa certifikata pronësie të objekteve, të cilat janë regjistruar si rrjedhojë e bashkëpunimit midis Ministrisë së Drejtësisë, Bashkisë Tiranë dhe ZVRPP Tiranë.

“Ftesa ime për të gjithë ju është :- Mos pranoni të bëni asnjë kontratë askund, përveçse tek zyra e noterit, askund tjetër. Vetëm tek zyra e noterit sepse ky është momenti që fillojmë dhe marrim ne përgjegjësi për pronën tuaj. Tek zyra e noterit për rreth një muaj për këdo që do të bëjë një transaksion do të vendosi shenjën e gishtit në pajisjen e posaçme, që provon se personi ka qenë prezent dhe që nga ky moment që paraqitet personi tek zyra e noterit nuk ka më asnjë mundësi që të vihet në diskutim legjitimiteti i këtij dokumenti. Kjo është e reja e këtij udhëzimi. e thënë thjeshtë. Më pas është barrë e ZRPP-së dhe e Bashkisë që të provojë me dokumetacion që ky dokument është i ligjshëm. Pra, nëse deri më sot shkonim të gjithë së bashku dhe zgjeronim radhët e ZRPP-së tashmë diskutimi mbaron tek zyra e noterit. Nëse ka një kontartë që nuk është lidhur tek zyra e noterit, atëherë shteti nuk është përgjegjës, pra nuk mban më asnjë përgjegjësi ligjore. Pra edhe njëherë, tek zyra e noterit lidhni kontratën dhe nga ky moment shteti jep siguri 100% për pronën që bleni dhe mund t’ju thotë “ta gëzoni” që në momentin që e keni porositur tek noteri. Edhe kur të bëni porosinë shkoni tek zyra e noterit, i cili do të ketë akses online me ZRPP-në e cila është e lidhur me bashkinë për çdo informacion dhe kështu merr kuptim edhe leja e ndërtimit, e cila kur e firmos Kryetari i bashkisë është një akt ligjor për të cilin ai mban përgjegjësi, ashtu siç edhe ZRPP-ja për të gjithë aktet e mëvonshme. Kemi marrë shumë spunto nga Bashkia e Tiranës, nga problemet që ajo kishte, nga programi dhe projekti tepër i detajuar i saj, të cilat realisht na ndihmuan dhe ne besojmë që ky është standardi që ne duhet të përdorim në të gjitha bashkitë, sepse unë jam Ministri i Drejtësisë edhe për bashkitë e tjera. Por në këtë rast unë e falenderoj shumë Bashkinë e Tiranës sepse na dha vërtet një spunto dhe një ide shumë intelingjente për ta zgjidhur shpejt problemin, ashtu siç na ka vendosur tashmë përpara përgjegjësisë ligjore që këto dokumenta kur dalin janë tashmë të padiskutueshme”, u shpreh z. Manjani

Për këtë udhëzim që lehtëson procedurat e regjistrimit përfundimtar të objekteve në ZVRPP kanë punuar stafe të përbashkëta mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa qëllimi kryesor i këtij udhëzimi lidhet me eleminimin e hapësirave abuzive ligjore për shitblerjen disa herë të të njëjtave njësi të objektit.

UDHEZIMI NR.1

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *