NJOFTIM- Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

NJOFTIM- Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Mbi afishimin Publik të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

 

Në bazë të Ligjit nr 33 datë 21.03.2012 Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme, në Zonën Kadastrale Nr. 1351, Cakran, Fier është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme, të regjistruara dhe Harta Treguese e Regjistrimit, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.

Periudha e afishimit do të jetë nga data 24.03.2016-07.05.2016.

Afishimi publik do të bëhet në adresën: Lokali i Sefedin LLanaj, Qender,Cakran, Fier.

Nga e Hëna në të Premte: nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00.

E Shtuna dhe e Diel : nga ora 10.00 në 16.00.

I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brënda kësaj zone kadastrale te drejtohen në ambiente e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brënda afatit të Afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.

 

Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *