Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirjan Muho: Në gjysmën e parë të vitit institucionet do të operojnë më hartën dixhitale

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirjan Muho: Në gjysmën e parë të vitit institucionet do të operojnë më hartën dixhitale

Untitled

Në gjysmën e parë të këtij viti, institucionet që në fokus të punës kanë çështjet e pronave do të mund të operojnë me hartën e përbashkët dixhitale. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirjan Muho tha në studion e lajmeve të Ora News se leximi i hartave të ndryshme nga institucione të ndryshme e ka komplikuar ndjeshëm proçesin.

Ilirjan Muho:ASIG-u, një institucion pranë ministrisë së Inovacionit është duke mbyllur proçesin e krijimit të hartës unike, e një harte të vetme e cila do të vihet në pozicion të të gjithave institucioneve dhe besoj se në gjysmën e parë të këtij viti ajo do të jetë e përdorshme nga të gjitha institucionet që prodhojnë titull pronësie dhe institucioni jonë që i regjistron këto tituj.”

Duke u ndalur te bashkëpunimi mes Hipotekës dhe Dhomës së Noterëve, Muho deklaroi se disa shërbime që ofrohen te noteri, janë garanci e sigurtë për të ulur korrupsionin.

Ilirjan Muho: “Jemi të bindur që është një mundësi shumë e mirë, është një shërbim shumë më cilësor. Është një garanci më e madhe që u jepet qytetarëve por natyrisht është edhe një masë shumë efektive në luftën kundër korrupsionit.Unë besoj që korrupsioni luftohet ndërmjet ndërtimit të sistemeve të tilla të cilat nuk të lejojnë mundësinë për  të shfaqur fenomene të tilla.”

Aktualisht kjo praktikë aplikohet në Tiranë dhe së shpejti në të gjithë territorin.

 

Për intervistën e plotë ndiqni linkun e mëposhtem:

INTERVISTA E PLOTE

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *