Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe sportelet e ADISA!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe sportelet e ADISA!

edi 1

 

 

Në muajin nëntor, Kryeministri i Shqiperise Edi Rama vizitoi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe sportelet e ADISA, Qendra e re e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Gjatë vizites se tij kryeministri përgezoi për standartin e ri që është vendosur në shërbim të qytetareve.

Lexo me poshte fjalen e plote te Kryeministrit …

“Gjatë prezantimit të modelit të ri të shërbimit ndaj qytetarëve në ZRPP e Tiranës, konkretizim i hapit të parë në rrugën e një reforme rrënjësore që përgatitet prej 18 muajsh në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Bashkimin Europian. Sportelet menaxhohen tashmë nga ADISA, Qendra e re e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, për të siguruar standard të ri, transparencë dhe shpejtësi në shërbimet e ofruara. Kjo reformë synon konkretisht dy rezultate të domosdoshme për transformimin. Atë të dukshmin dhe atë të padukshmin. Ai i dukshmi është në kontaktin me qytetarin sipas një strukture shërbimi të standardeve europiane, që tashmë në ZRPP Tiranë është realitet që do shtrihet më tej hap pas hapi. I padukshmi është ai mbrapa sporteleve të shërbimeve për publikun, ku vazhdon intensivisht puna e ministrive dhe institucioneve të varësisë që ndërveprojnë me njëri-tjetrin, për ta transformuar shërbimin që jep shteti në një shërbim të integruar të dhënash digjitale, me standarde, kritere e rregulla të unifikuara. Në thelb të reformës qëndron ndarja e sporteleve ku ofrohet shërbimi nga institucionet që e prodhojnë shërbimin. Kjo ndarje do të këpusë fijet e korrupsionit dhe do të mbylle labirinthet e zvarritjeve burokratike. Objektivi madhor afatmesëm i reformës është të arrijmë sa më shpejt në ditën që qytetarit të mos i kërkohet më të dorëzojë dokumente që i lëshon vetë shteti për marrjen e shërbimit. Ka qytetarë që për të marrë një shërbim a një dokument, u duhet të shkojnë deri në 21 pika të tjera, që të marrin 21 dokumente të ndryshem përpara se të marrin nje dokument të caktuar. Kjo praktikë do të zhbëhet nga rrënjët. Me një program të qartë veprimesh dhe masash, do të arrijmë që çdo shkresë që qytetarit i duhet dhe që e lëshon shteti, vetë shteti ta bëjë gati për qytetarin. E njëjta gjë për sipërmarrjen padyshim. Kjo do të thotë kursim i miliarda orëve që shqiptarët konsumojnë prej 20 e kusur vitesh, derë më derë, shteg më shteg e sportel më sportel.”

 

 

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *