Ministri i kërkoj Regjistruesve te Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të shërbejnë me transparencë.
Në kuadër të transparencës, ministri cilësoi se do të kryhet dixhitalizimi sa më parë të sistemit që opinioni të ndryshojë.
Ministri theksoi : ” Nuk kursej asnjë, as Kryeregjistruesin. Nuk ka asnjë tolerancë për asnjë arsye, nuk tërhiqem. Do ketë largim nga puna për ata që shkelin afatet e shërbimeve”.
Kryeregjistruesi i ZRPP, Z.Ilirjan Muho tha se sfidë mbeten shërbimet,” Kemi 870 mijë shërbime në nivel kombëtar, 250 mijë më shumë shërbime se 1 vit më parë”.