Projekti i ri – Land Administration Data Improvement!

Projekti i ri – Land Administration Data Improvement!

LADIProjekti i ri – Land Administration Data Improvement!- Në zonat për të cilat nuk është kryer ende Regjistrimi Fillestar, informacioni mbi gjendjen aktuale të pasurisë nuk është i aksesueshëm në formë dixhitale.

Si rrjedhojë, konsultimi me regjistrat fizikë, arkivën dixhitale, arkivën manuale është i domosdoshëm para lëshimit të dokumentave ligjorë, për të verifikuar gjendjen e pasurisë dhe për të kryer përditësimin e pronës në formë dixhitale.

Proçesi i dixhitalizimit të regjistrave fizikë për ZRPP është objekt i projektit LADI të miratuar nga qeveria shqiptare. Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian me ndërmjetësinë e Bankës Botërore.

Qëllimi i projektit LADI është zhvillimi i metodologjisë për përmirësimin e të dhënave kombëtare të regjistrit/kadastrës dixhitale dhe rishikimin teknik/ligjor të të dhënave të mbetura pezull të regjistrimit fillestar për zonën bregdetare.

Proçesit të përmirësim/përditësimit do t’i nënshtrohen zonat kadastrale për të cilat është kryer regjistrimi fillestar. Fokus i këtij projekti është të përditësohet

informacioni dixhital për zonat kadastrale dhe ky informacion të bëhet i përdorshëm nga sistemi ALBSReP.

Aplikimi i ketij projekti do të mundësojë që ZRPP të ketë të dhëna të përditësura dhe të përmirësuara të pasurive të paluajtshme të zonave kadastrale mbi të cilat është kryer regjistrimi fillestar por që nuk janë mirëmbajtur dhe përditësuar në formë dixhitale. Kjo do të garantojë mbarëvajtjen e proçesit të importimit dhe të përditësimit të këtyre të dhënave në sistemin elektronik të pasurive të paluajshme ALBSReP duke garantuar rritje të cilësisë së të dhënave, ulje të fenomeneve korruptive dhe rritje të transparencës.

Ide të qarta mbi metodologjinë dhe kostot reale do të dalin nga zbatimi i projektit pilot të Bankës Botërore. Gjate muajit Maj, në Zyrën Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

 

29.05.2015

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *