Projekte në zhvillim- Sistemi i përmbaruesve dhe komunikimi me regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme!

Projekte në zhvillim- Sistemi i përmbaruesve dhe komunikimi me regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme!

bailiffQëllimi i Projektit

Qëllimi i këtij projekti është:

  • krijimi i një sistemi elektronik për ofrimin e shërbimit të manaxhimit të veprimtarive aplikative, zhvillimore, në fushën e ekzekutimit të titujve ekzekutive nga ana e përmbaruesve duke rritur transparencën dhe efiçencen  e shërbimit;
  • Automatizimin e proçeseve operacionale si vënia e sekuestrove konservative, njoftimi për ekzekutim të detyrueshëm të subjekteve dhe të tjera procese që përbëjnë objektin e veprimtarisë së përmbaruesve gjyqësor privat.
  • Marrja e informacionit nga ana e përmbaruesve në kohë reale për pasurinë e personave të cilët sipas ligjit rezultojnë debitorë dhe ndaj tyre rëndon një titull ekzekutiv;
  • Mundësimi i informacionit për ZRPP që nëse mbi një pasuri të paluajtshme ekziston një “pengesë” ligjore të lajmërohen aktorët e ZRPP për këtë fakt.

 Pse është i nevojshem ky projekt?

Në kohët e sotme është kthyer në domosdoshmëri orinetimi drejt manaxhimit dixhital të informacionit dhe ofrimit të shërbimeve online. Kjo tendencë globale vjen si domosdoshmëri duke pasur parasysh nevojat në rritje të kërkesave për manaxhimin në mënyrën e duhur të informacionit.

Në fakt sipas kërkimeve në këtë fushë është vërtetuar se kur implementohet një zgjidhje dixhitale e manaxhimit të informacionit kostoja e përgjithshme që lidhet me dokumentat reduktohet me 40%. Aktulishit në DHPGJP procedurat e aplikimit dhe komunikimi me institucionet e tjera që ndihmojnë përmbaruesit të ekzekutojne vendimet e tyre bëhen manualisht. Të gjitha procedurat që ndiqen nuk janë të automatizuara, duke humbur kështu perfitimet që sjell teknologjia e informacionit.

Aktualisht një procedurë përmbarimi ose ekzekutimi të titullit ekzekutiv zgjat 1-3 muaj. Kostoja financiare dhe kostoja në burime njerëzore aktualisht për një ekzekutim është e lartë duke pasur parasysh se të gjitha aplikimet kryhen në mënyrë manuale, dhe qarkullimi i informacionit bëhet në mënyrë manuale dhe shkresore.

Për  të dërguar një shkresë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe për të marrë një informacion lidhur me pasurinë e një personi, duhet minimalisht 15 ditë që përmbaruesi të marrë informacion që një subjekt ka apo jo pasuri që mund të shërbejnë si përmbushëse për një detyrim të caktuar.

Nevoja për të pasur një sistem informacioni të integruar në mënyrë që të sjellë të gjitha komponentët e nevojshëm në një plan të vetëm, duke ofruar kështu mundësi të shumta aksesimi në kohë  reale nga personat e autorizuar bëhet i prekshëm nëpërmjet zgjidhjes që ofrojmë.

Me aplikimin në realitet të kësaj arkitekturë do të bëhet e mundur një ndërthurje e informacionit që gjenerohet nga institucione të ndryshme si përmbaruesit gjyqësor dhe ZRPP.

Duke implementuar këtë zgjidhje ndërmjet institucioneve do të kemi përfitime të dukshme në:

  • Shmangien e defiçencës në trajtimin e urdhërave të ekzekutimit duke ulur mundësinë e transaksioneve duke përfituar nga procedurat burokratike dhe tjetërsimin dashakeq të pasurisë së debitorëve.
  • Rritjen e rendimentit në punë të përmbaruesve;
  • Rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj kërkuesve;
  • uljen e kohës së kryerjes së një shërbimi;
  • rritjen e transparencës ndaj qytetarëve;
  • uljen deri në eleminimin e korrupsionit në nivel institucional;
  • uljen e kohës së humbur;
  • gjenerimin e raporteve të ndyshme, të lidhura me shërbimet;
  • mundësinë e orientimit të institucionit mbi bazën e analizave statistikore;
  • ofrimin e informacionit të lidhur me pasuritë për institucionet që i kërkojnë, në kohë minimale.

Përshkrimi i Projektit

 

Zgjedhja e komunikimit të brendshëm do te jetë gjithpërfshirëse duke qënë se do të mbulojë veprimtarinë e dy institucioneve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajshtme dhe  Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Private.

Duke qënë se objekt i veprimtarisë së zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme është regjistrimi i titujve të pronësisë dhe të të drejtave të tjera reale për pasuritë e paluajtshme në bazë të dokumenteve ligjore, që vërtetojnë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme,  shërbimi përmbarimor në punën e tij e ka të domosdoshëm komunikimin me këtë institucion kaq të rëndësishëm.

Konsultimi i pasurisë së debitorit do të bëhet nga vetë përmbaruesit nëpërmjet aksesimit të drejtpërdrejtë në regjistrin elektronik të regjistrimit të pasurive pa qënë nevoja që ti dërgohet një shkresë së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore Private propozon krijimin e sistemit të komunikimit të brendshëm për ofrimin e shërbimit të kontrollit zyrtar on-line të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave reale mbi to, duke siguruar për përmbaruesin një informacion të përditësuar të gjëndjes juridike të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, me qëllim ekzekutimin e një titulli ekzekutiv.

Nëpërmjet këtij shërbimi do të mundësohet automatizimi i proçeseve operacionale dhe ato të shpenzimit të kohës duke rritur transparencën dhe produktivitetin  për shërbimin përmbarimor privat.

Aktorët:

  1. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Private që do të aksesojnë regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme që përmbaruesit do të marrin informacion në kohë reale mbi gjëndjen juridike të pasurive objekt i titujve ekzekutive;
  2. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e cila përfiton informacion në kohë reale mbi „fatin” e pasurisë nëse do ti nënshtrohen procesit të përmbarimit gjyqësor.

Funsionalitetet

Zgjidhja që po konceptojmë mundëson administrimin ektronik të informacionit zyrtar të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave reale mbi to të lidhur me shërbimin përmbarimor. Administrimi elektronik do të mundësojë shpërndarjen e informacionit sipas të drejtave përkatëse në kohë reale të të gjithë aktorëve. Zgjidhja që ne ofrojmë i siguron përmbaruesve lidhjen on-line nëpërmjet një ndërfaqeje web me regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, me qëllim verifikimin nga përmbaruesi të gjendjes juridike të pasurisë së paluajtshme, nëpërmjet një imazhi të saj të shfaqur on-line. Ky sistem ndikon në mënyrë thelbësore në qarkullimin e shpejtë dhe garantimin e autenticitetit të informacionit të përmbaruesve dhe të Zyrës së Regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të drejtave reale mbi to. Sistemi ofron për aktorët fundorë të tij (përmbaruesit) dy shërbime kryesore:

  • Konsultimi i kartelës dhe të dhënave të tjera për pasurinë e paluajtshme
  • Bllokimi i pasurisë në rast të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, titulli ekzekutiv ose njoftimi

Këto shërbime do të ofrohen në mënyrë të thjeshtë nëpërmjet një ndërfaqeje web, në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë duke rritur efektshmërinë dhe produktivitetin. Shërbimet ofrohen kundrejt një pagesë financiare e cila manaxhohet nëpërmjet sistemit informatik.

Zgjidhja që ne ofrojmë përfshin modulin e financës nëpërmjet të cilit manaxhohen në mënyrë automatike ose gjysëm automatike veprimet financiare të çdo aktori fundor me sistemin. Ky modul mundëson krijimin e llogarive specifike në sistem për secilin aktor fundor nëpërmjet të cilave këta të fundit marrin shërbimin e kërkuar. Çdo  përdorues i sistemit elektronik do te jetë i pajisur me kredenciale unike për të aksesuar shërbimet e ofruara dhe do të mund të hyjë në sistem nëpërmjet një ndërfaqe logini. Përmbaruesit gjyqësorë privat do të kenë mundësi të manaxhojnë kredencialet e tyre, çështjet përkatëse dhe nëpërmjet një ndërfaqeje grafike do të mund të aksesojnë në mënyrë të menjëhershme informacionin në lidhje me pasuritë e klientëve të tyre. Ky akses do të mund të realizohet nëpërmjet një web service të ofruar nga ana e Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për të rritur sigurinë e informacionit dhe për të eleminuar mundësinë e korrupsionit. Për më tepër, përdoruesit do të kenë mundësi të manaxhojnë dhe të informohen në çdo moment mbi llogaritë e tyre financiare virtuale, të cilat do të përdoren për pagesën e shërbimeve të marra nga ALBSReP. Sistemi informatik integron funksionalitete për debitimin dhe kreditimin automatik ose gjysëm automatik të llogarive financiare të çdo aktori fundor.

Funksionalitetet e përgjithshme që sistemi do te kryejë janë:

  • Ka një ndërfaqe web të thjeshtë në përdorim, nëpërmjet së cilës ofrohet informacioni.
  • Do të mundësojë një qasje të sigurtë në sistem dhe në informacionin e marrë nga sistemi për secilin nga aktoret e sistemit duke përdorur çertifikata sigurie dhe të drejta e role të mirëpërcaktuara.
  • Evindenton në mënyrë specifike loget e çdo veprimi të kryer me sistemin dhe informacionin duke ruajtur përdoruesin, datën, orën, IP e kompjuterit nga ku është kryer veprimi.
  • Mundëson verifikimin e informacionit në çdo fazë të qarkullimit të tij dhe të garantojë autenticitetin e këtij informacioni.
  • Përmban funksionalitete arkivimi dhe ruajtje historiku për çdo informacion që qarkullon për të evituar funksione të fshirjes së informacionit.
  • Përmban funksionalitete për ndjekjen e ndryshimeve në informacion në çdo fazë të tij.
  • Garanton një kontroll të saktë nga ana cilësore dhe sasiore e të gjithë informacionit të ofruar si shërbim ndaj aktorëve fundorë të sistemit.
  • Mundëson veprime automatike ose gjysëm automatike në llogaritë financiare të aktorëve fundorë të sistemit
  • Njofton në mënyrë automatike ose preferenciale aktorët fundorë të sistemit në lidhje me gjendjen e tyre financiare në sistem
  • Përmban funksionalite te arkivimi dhe ruajtje logesh për të gjitha veprimet financiare (debitim, kreditim) në llogaritë e aktorëve fundorë

 Përfundime

Pritshmëritë tona në terma afatshkurtër janë që brenda një kohe relativisht të shkurtër të modernizohen proçeset e punës së përmbaruesve gjyqesorë privat duke iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe kërkesave në rritje të kërkuesve të shërbimit. Në synojmë që cdo informacion nga ana e përmbaruesve të merret nëpërmjet ndërfaqes web që ofron regjistri elektronik i regjistrimit të pasurive te paluajtshme.

Komunikimi në këtë nivel ndërmjet institucioneve do të përqëndronte dhe standardizonte proçesimin e mijëra çështjeve të përmbarimit gjyqësor në të gjithë Shqipërinë.

Zgjidhja do të reduktojë kohën e shpenzuar për proçeset komplekse legale dhe administrative. Zgjidhja do të jetë fleksibël në mënyrë që këto proçedura të përktheheshin sa më shpejt në rrjedhë pune të automatizuar. Gjithashtu, zgjidhja do të përshtatet me një ambient legal shumë kompleks dhe në ndryshim të vazhdueshëm.

Komunikimi në këtë nivel ndërmjet institucioneve do të ofronte disponueshmëri të lartë duke operuar 24/7 dhe duhet ti shërbente zyrave në të gjithë Shqipërinë. Në mënyrë të veçantë, ky komunikim dizenjohet për të rritur efiçencën dhe cilësinë. Zgjidhja ofron saktësi dhe transparencë. Ajo lejon kontroll dhe monitorim online dhe gjithashtu të prodhon raporte dhe analizë në kohë reale.

Në terma afatgjatë me anë të përdorimit të sistemit synohet që të gjitha proceset të jenë të automatizuara dhe të disponueshme në web duke dhënë kështu mundësi që aktorët fundorë (atyre që iu destinohet) të kenë disponibilitet dhe aksesim të plotë dhe të drejperdrejte në aplikimet që ofron.

Me anë të këtij projekti ambicioz në duam të eliminojmë çdo pasiguri nga ana e aplikanteve lidhur me procedurat e gjata dhe komplekse të aplikimeve në shërbimin e përmbarimit, duke ofruar një mënyrë të shpejtë dhë efikase në përdorimin e shërbimeve. Zgjidhja e re do të sjellë transparencë dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit të përmbarimit gjyqësor për qytetarët.

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *