Përmirësimi i sistemit online të noterëve, e-notary!

Përmirësimi i sistemit online të noterëve, e-notary!

E notaryPërmirësimi i sistemit online të noterëve, e-notary!- Së fundmi, noterve të Republikes së Shqiperisë i ofrohet në kohë reale, në mënyrë të shpejtë informacion mbi pronat që janë të interesuar. Nëpërmjet metodave të reja të kërkimit dhe formës së përmirësuar aplikimit noterëve iu ofrohet akses i shpejtë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme. Nëpërmjet konsultimit të kartelës dixhitale dhe hartës së pasurive te paluajtshme, ky informacion vjen cilësor lidhur me titujt e pronësisë dhe gjendjes juridike të pronave. Nëpërmjet kërkesave online që noterët bëjnë nëpërmjet kominikimit me ALBSReP, në mënyrë të patjetersueshme dhe përfundimtare mundësohet rezervimi i pronave për një noter të caktuar dhe asnjë notër tjetër nuk mund të kryejë transaksione mbi atë pronë.

Nëse më parë në procedurën e konsultimit të të dhënave zyrtare të regjistrit elektronik të sistemit të pasurive të paluajtshme nga noterët, produkti qe ata përfitonin në fund të procesit ishin foto ose imazhe të dokumenteve, tashmë nëpërmjet web serviseve produkti që noteri përfton është vetë kartela dixhitale në të cilën noteri do  të punoje. Noteri, si person i ngarkuar nga ligji per të konfirmuar vullnetin e palëve në transaksion, kërkimin e informacionit tërësor për pronën  e realizon on line, pa vështirësi, pa kosto në kohë.

Përveç kesaj, risia që ka sjelle komunikimi i noterëve me institucionin e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme është përmiresimi i cilësisë të të dhënave.

Nëpërmjet mundësisë që noteret kanë të bëjnë kërkesa, ata mund te ofrojnë informacion të vlefshëm zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të dhëna të cilat nuk janë të azhornuar në sistemin elektronik të pasurive të paluajtshme. Përfundimisht, prona lidhet me pronarin aktual. Me aplikimin e noterit per një pronë, informacioni i së cilës ka qënë i pa azhornuar në ALBSReP, përftohet përmiresimi i kesaj të dhëne.

Kjo zhduk në mënyrë përfundimtare mundësite e gabimeve njerëzore gjatë proçesit të shkëmbimit te informacionit ndërmjet noterëve dhe institucionit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive te Paluajtshme.

Efektet:

  • Përmiresimi i të dhënave;
  • Miminizim i veprimeve korruptive të personave të autorizuar;
  • Procedura më të shpejta të aplikimit të noterëve;

Minimizim i kohës së kryerjes së procedurës të aplikimit dhe kthimit të përgjigjes nga ana e specialisteve të Zyrave Vendore.

29.05.2015

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *