Forma e kontratave online – printimi i kontratave

Forma e kontratave online – printimi i kontratave

kontrata 111Nëpërmjet përdorimit të sistemit ALBSReP dhe metodes së re të kërkimit të informacionit nga ana e noterëve të Republikës së Shqipërisë, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterëve synojnë të krijojnë një standart kontrate për shitjen e pasurisë së paluajtshme që të jetë e përdorshme nga çdo noter që do ketë akses në portalin e-noters. Ky standart i ri, është konceptuar që noterët të mund të përdorin një formë standarte për gjenerimin e kontratave sipas një modeli të përcaktuar nga Dhoma Kombëtare e Noterëve të Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij projekti synohet të arrihet:  – Standartizimi dhe uniformiteti i rregullave dhe dispozitave që duhet të përdoren në çdo kontratë pavarsisht noterit. – Inicimi i procedurës së aplikimit të shitjes së pasurisë së paluajtshme, nga noteri dhe me pas të vazhdojnë automatikisht procedurat e aplikimit pranë Zyrës për Regjistrimin e Pasurisë së Paluajtshme.  Ideja e projektit është që në momentin që qytetari të paraqitet para nje noteri të Republikes së Shqiperisë, me qëllim shitjen ose transaksion tjetër mbi pasurinë e paluajtshme, noteri të përdorë formën online të kontratës per të gjenuar atë dhe të inicioje aplikimin për regjistrim të Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në formën online të kontratës janë të parashikuar kushtet e detyrueshme që duhet të jenë pjesë e kontratës së shitjes dhe ne mënyrë të detyrueshme të përdoren nga noteret. Në formën e kontratës online jepen dhe kushtet altenative te cilat noteret mund ti zgjedhin automatikisht, dhe te jene pjese e kontrates te cilen po gjenerojne. Duke plotesuar vetem te dhenat identifikuase epr pronen, pronaret, çmimet dhe kushtet e tjera thelbesore, nga sistemi do te gjenerohet kontrata online.

 

29.05.2015

 

happy wheels

Add your comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *