Strategjia e Modernizimit

Strategjia e Modernizimit

Hyrje

Qellimi i Materialit

Qellimi i ketij dokumenti eshte pershkrimi i ndryshimeve qe duhen kryer per te shnderruar veprimet per regjistrim ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne nje regjister modern sipas pervojes me te mire nderkombetare, per te lidhur me nivelet e sherbimit te ofruar dhe transparencen.

Ekzistojne 5 perberes kryesore ne kete dokument:

  • Nje riformulim i vizionit organizativ, propozuar ne draftin e Biznes Planit.
  • Nje permbledhje e koncepteve te modernizimit qe pershkruajne se cfare planifikon kjo strategji te arrije ne menyre qe te mbeshtese zbatimin e vizionit
  • Nje seri te parimeve te modernizmit qe do te drejtojne vendimet ne lidhje me hartmin dhe zbatimin e kesaj strategjie.
  • Pershkrime te shkurtra te iniciativave kyce te modernizimit qe kane nevoje per t’u planifikuar dhe zbatuar ne menyre qe te arrihet koncepti i modernizimit. Keta iniciativa perfshijne procedura te rishikuara te regjistrimit te pasurive, standarte te percaktuara qarte te cilesise (dhe procedura per te ilustruar sesi keta mund te aplikohen), venien ne funksionim te nje sistemi te kompjuterizuar te regjistrimit te pasurive dhe projektet per marrjen e te dhenave, konvertimin dhe permiresimin e cilesise.
  • Nje permbledhje te nje plani te detajuar, zbatimi per iniciativat e modernizimit.


Informacioni i perdorur per pergatitjen e ketij materiali eshte mbledhur nga:

  • Nje rishikim i strategjise se meparshme te Automatizmit. Kjo eshte pasqyruar ne strategjine e Modernizimit sipas nje formati te ngjashem qe eshte propozuar ne vitin 2002;
  • Nje rishikim te ligjit per regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme (nr 7843) dhe akteve nen-ligjore, udhezimeve, direktivave, standarteve, dhe specifikimeve teknike duke u perqendruar ne masat per cilesine qe kane lidhje me kontratat globale per regjistrimin fillestar;
  • Diskutime me stafin drejtues te ZRPP dhe me grupin e jashtem keshillimor teknik.

 

Materiali i plote

happy wheels