HOME » LAJME 
Reforma integrale riktheu ZRPP-nė nė normalitet

Arben Qirjako*

 

Modernizimi i Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, nė kuadėr tė problemit mė tė gjerė tė pronėsisė, ka qenė njė ndėr objektivat themelore tė qeverisė shqiptare qė nė krye tė herės. Nė pėrgjigje tė kėtij objektivi janė ndėrmarrė tė gjitha reformat e nevojshme pėr ta bėrė kėtė institucion mė fleksibėl, mė tė menaxhueshėm dhe mė tė hapur ndaj publikut. Nė momentin e emėrimit tim nė kėtė detyrė, rreth dy vite mė parė, ishte imperative pregatitja dhe implementimi i njė strategjie qė do tė ndalonte dekadencėn e Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme pėr ta rikthyer atė nė normalitet pune. Sfidat kanė qenė dhe vijojnė tė jenė madhore nė drejtim tė parandalimit tė regjistrimeve tė paligjshme, rritjes sė sigurisė sė informacionit, shpejtėsisė sė pėrpunimit tė informacionit, transparencės dhe hapjes ndaj publikut si dhe shėrbimit cilėsor ndaj klientėve, qofshin kėta qytetarė privatė, biznese apo institucione publike.

Mė lejoni tė parashtroj shkurtimisht reformat dhe ndryshimet qė janė kryer nė kėtė institucion, duke u bazuar nė prioritetet e sipėrpėrmendura.

Parandalimi i regjistrimeve tė paligjshme, fshirja e regjistrimeve tė paligjshme tė kryera mė parė dhe krijimi i njė regjistri unik tė pasurive tė paluajtshme, kanė qen alfta e punės sonė. Kryeregjistruesi ka propozuar akte nėnligjore dhe ka nxjerrė me dhjetėra urdhėra dhe udhėzime pėr tė normuar punėn e ZRPP-sė dhe pėr tė minimizuar hapėsirat ligjore, tė cilat keqpėrdoreshin pėr tė kryer regjistrime qė vinin nė kundėrshtim me ligjin. Me anė tė kėtyre akteve tashmė ėshtė bllokuar mundėsia pėr tė krijuar regjistrime tė paligjshme pronėsie dhe ėshtė hapur rruga pėr tė fshirė regjistrimet e paligjshme. Ndryshimet e kryera nė ligj dhe plotėsimi i tij me udhėzime nga qeveria shqiptare i ka dhėnė tė drejtėn ZQRPP-sė tė fshijė tė gjitha mbivendosjet dhe rregjistrimet e paligjshme. Ky proces ėshtė nė vijim e sipėr dhe kemi hasur nė interesin e madh tė qytetarėve pėr tė risjellė nė ligjshmėrinė e tyre regjistrimet e pasurive tė paluajtshme nė ZRPP.

Rritja e sigurisė sė informacionit qė ofron Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme ka njė lidhje tė pandashme me reformat e sipėrpėrmendura. Pėr tė forcuar besueshmėrinė e dokumentacionit qė shėrben ZRPP, ne nė bazė tė njė vendimi jemi tė detyruar, qė pėr ēdo kėrkesė tė qytetarit, tė verifikojmė nė origjinė pasurinė. Ky verifikim ose certifikon pėrfundimisht vlefshmėrinė e regjistrimit tė kryer ose nxjerr nė pah problemet qė kanė tė bėjnė me njė regjistrim tė tillė, duke parandaluar pėrdorimin e mėtejshėm tė kėtij regjistrimi, deri nė momentin e pėrplotėsimit tė detyrimeve ligjore pėr tė pasur njė pasuri tė regjistruar nė mėnyrė tė ligjshme. Kjo metodė ka mobilizuar jo vetėm punonjėsit e ZRPP-sė, por edhe klientėt, tė cilėt po kryejnė procedurat e nevojshme pėr tė garantuar pėrfundimisht ligjshmėrinė e regjistrimit tė pronės sė tyre.

Rritja e sigurisė dhe e shpejtėsisė sė pėrpunimit tė informacionit lidhet ngushtė me njė proces tė gjatė dhe tė ndėrlikuar nėpėrmjet tė cilit po kalon ZRPP-ja, qė ka tė bėjė me modernizimin e tė gjithė sistemit. Nė kėtė kuadėr, ne po implementojmė me asitencėn e Bankės Botėrore projektin LAMP (Land Administration and Management Project), i cili ėshtė i fokusuar nė tri piketa kryesore, regjistrimin fillestar tė pasurive pėr ato pasuri tė paluajtshme tė cilat nuk kanė kaluar regjistrimin fillestar (tashmė kemi filluar regjistrimin e 120 mijė pasurive tė paluajtshme dhe janė nė proces edhe 380 mijė pasuri tė tjera), dixhitalizimin dhe pėrmirėsimin e tė dhėnave tė pasurive tė paluajtshme (ėshtė nė pėrfudnim e sipėr nė Zyrat Vendore tė Durrėsit dhe Tiranės) , dhe komjuterizimin e sistemit (projekti po realizohet me ekspertėt e Lantmateriet tė Suedisė dhe pėrfundon brenda tri vitesh), nė mėnyrė qė operimi nė ZRPP nė njė tė ardhme tė afėrt tė kryhet nė mėnyrė dixhitale. Kjo do tė bėjė qė veprimet mbi pronėn tė kryhen nė mėnyrė tė shpejtė dhe tė sigurt.

Transparenca dhe hapja ndaj publikut ishin objektivi parėsor i ZQRPP dhe pėr realizimin e tij janė ndėrmarrė qė nė krye tė herė reforma tė menjėhershme. Fillimisht u instalua aplikimi elektronik, i cili ēoi nė shmangien e rradhėve dhe nė transperencėn e veprimeve ndaj qytetarėve, pasi atij i jepet njė fletė aplikimi, ku ka tė shkruar ditėn e aplikimit, dokumentacionin e dorėzuar dhe ditėn e kthimit tė pėrgjigjes. Nė rast tė mos plotėsimit tė kėtyre kushteve nga ana e punonjėsve tė ZRPP-sė, ne kemi mundėsi verifikimi nė mėnyrė elektronike tė tė gjitha ankesave. Kjo ka bėrė qė tė shmanget korruptimi i punonjėsve pėr tė marrė pėrgjigje tė shpejtė, pasi punonjėsit janė tė detyruar tė kthejnė pėrgjigje tė afatin e pėrcaktuar. Gjithashtu, nė kėtė drejtim janė marrė edhe masa tė tjera, si hapja e faqes zyrtare ku publikohen tė gjitha tė dhėnat dhe vendimet e ZQRPP-sė dhe qytetarėt kanė mundėsi tė dėrgojnė ankesat e tyre nė mėnyrė elektronike. Gjithashtu ėshtė vėnė nė dispozicion linja jeshile pėr tė bėrė denoncimet dhe tė gjitha kėto do tė pasohen sė shpejti me njė fushatė pėr ndėrgjegjėsimin e publikut pėr punėn e ZRPP-sė dhe inkurajimin e tyre pėr tė denoncuar ēdo padrejtėsi.

Pėrmirėsimi i shėrbimit ndaj qytetarėve dhe lufta ndaj korrupsionit nuk ėshtė konceptuar nga ana jonė si njė fushatė me pritshmėri dhe arritje sporadike, por si njė reformė integrale e tė gjithė sistemit tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme. Reforma ligjore dhe ajo nė drejtim tė modernizimit tė sistemit kanė pasur natyrshėm si pasojė pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj klientėve - qofshin qytetarė, biznese apo institucione – kanė ēuar nė uljen e nivelit tė korrupsionit dhe rritjes sė besueshmėrisė sė institucionit nė perceptimin e publikut. Ne nuk mund tė pretendojmė se nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme shėrbimi ndaj qytetarit ėshtė perfekt – mund te kete abuzime dhe korrupsion nga ana e punonjėsve tė caktuar – por njė gjė mund ta themi me siguri: shtrati i reformave tė ndėrmarra ka krijuar terrenin qė nė njė kohė tė shkurtėr kohore ZRPP tė mos jetė mė nė axhendėn e problemeve pėr qytetarėve.

*Kryeregjistruesi i Republikės sė Shqipėrisė

 


Kerko ne Website

Klikoni ketu per te lene ankesen tuaj ne Linjen Jeshile



Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme 

Adresa: Rr: "Jordan Misja"
Tirane, Albania
Tel +355 4  2 403 301
Fax +355 4 2 403 306

 

               DENONCO
            ( Linja Direkte )               
Mesazhe zanorë në numrin e telefonit të ZQRPP-së,
++ 355 (0) (4 ) 2403305;

SMS-ve në numrin celular ++355(0)672020234                        të vënë në dispozicion për publikun nga ZRPP-ja;

Klikoni ketu per regjistrimin ankesave online per linjen jeshile.

 

POSTA ELEKTRONIKE