HOME » LAJME 
Sistemi i Ri i Regjistrimit tė Pasurive i jep zgjidhje tregut tė tokės

Sonila Jazaj*

 

Sistemi i regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme ka kaluar nė njė sėrė fazash pėr tė mbėrritur nė formėn e tij tė sotme. Nė tė kaluarėn regjistrimi i pasurive ka qenė fragmentar dhe me njė model krejtėsisht tė ndryshėm nga koncepti i sotėm i regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme. Institucionet qė administronin informacionin e pasurive kanė qenė Kadastra dhe Hipoteka; e para administronte informacionin e parcelave shtetėrore tė tokės, ndėrsa hipoteka shėrbente vetėm pėr zonat urbane, dhe ku nė fokus ishte pronari i pasurisė, madje transaksionet mbi pronėn nuk ishte e domosdoshme tė kalonin nėpėrmjet saj. Nė fillim tė viteve 90 u ndėrmorėn njė sėrė reformash nė fushėn e tregut tė tokės. Kėto reforma sollėn si pasojė fragmentarizimin dhe riorganizimin i kufijve tė parcelave tė tokės dhe si rrjedhim - krijimin e mbi 3 000 000 pasurive private. Kalimi i tė drejtave nga shteti tek privati krijoi nė ato kohė mbi 500 mijė pronarė privatė. Tė ndodhur nė njė situatė krejt tė ndryshme, u pa e nevojshme fillimi i punės pėr ndėrtimin e njė sistemi tė ri tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme. Nė funksion tė kėtij qėllimi u krijua Grupi Koordinativ i Punės, u aprovua Plani i Veprimit dhe u krijua NMP/SRPP dhe mė pas Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Parimet mbi tė cilat mbėshtet ZRPP-ja janė: parcela, integrimi i kadastrės dhe hipotekės, pra tė drejtės sė pasurisė dhe hartės. ZRPP-ja pėrfshin tė gjitha pasuritė, si private dhe shtetėrore nė tė gjitha zonat si nė ato rurale dhe nė ato urbane. Opinioni publik vazhdon ta ngatėrrojė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme me Hipotekėn, por e vėrteta ėshtė se janė dy koncepte tėrėsisht tė ndryshme, pasi sistemi i ri ka nė qendėr pasurinė dhe jo pronarin dhe pasuria pėrbėhet nga disa komponentė si: akti ligjor i fitimit tė pronėsisė, harta treguese dhe kartela e pasurisė qė pėrmban tė gjithė informacionin mbi pasurinė. Dukeqenėse se regjistrimi i pasurive mė parė nuk kishte qenė prioritet pėr shkak tė mungesės sė tregut tė tokės, u pa si detyrim i menjėhershėm regjistrimi fillestar i pasurive pėr t’i pėrshtatur ato me sistemin e ri tė regjistrimit. Shqipėria ėshtė e ndarė nė afėrsisht 3055 zona kadastrale dhe regjistrimi fillestar nuk ka kaluar ende nė shumė prej tyre. Gjatė kėtyre viteve janė vėnė re njė sėrė problemesh si mungesa e regjistrimit fillestar nė shumė zona, mungesa e trajnimit dhe udhėzuesve pėr stafin e ZRPP, koha e dorėzimit tė shėrbimit e papėrshtatshme, rritja e ngarkesės sė punės si pasojė e rritjes sė numrit tė regjistrimeve tė pasurive, neglizhimi i azhornimit tė informacionit dixhital gjėrėsisht nė zonat kadastrale ku regjistrimi fillestar ka pėrfunduar, dėmtimi i hartave etj.  Pėr tė eleminuar kėtė problematikė qė nga 2005, janė ndėrmarrė njė sėrė masash qė kanė tė bėjnė me ndryshime legjislative, vendosjen e sistemit tė monitorimit tė dhėnies sė shėrbimit, kontrollin rigoroz nė ZVRPP-tė nė rrethe, trajnimin e stafit, etj.

Vizioni i ZQRPP-sė ka tė bėjė me faktin qė qytetarėt dhe institucionet shqiptare tė pėrfitojnė tė mira sociale dhe ekonomike qė rrjedhin nga njė sistem regjistrimi efiēent dhe efikas i regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme ku: Kartelat pėrfshijnė tė dhėna tė kuptueshme dhe tė sakta tė pronėsisė sė tokės dhe pasurive tė tjera tė paluajtshme dhe tė drejtave mbi to; I gjithė informacioni i kartelave dhe hartave ėshtė i gatshem dhe i disponueshėm pėr publikun; Regjistrimi i trasaksioneve mbi tokėn dhe pasuritė ėshtė i menjėhershėm; Pėrdorimi progresiv i mjeteve elektronike pėr tė pėrmirėsuar efiēencėn dhe kohėn e dhėnies sė shėrbimit ėshtė nė pėrmirėsim tė vazhdueshėm. Nė funksion tė plotėsimit tė kėtyre, Zyra ka hartuar njė strategji 4-vjeēare brenda sė cilės synohen kėto arritje: shėrbimet e ofruara tė jenė sa mė tė shpejta dhe tė sakta dhe tė permbushin nevojat nė rritje tė tregut tė tokės dhe tė atyre qe e perdorin dhe varen nga kėto shėrbime; Tė nxisė vendosjen e tarifave nė nivelet me tė ulta tė mundshme pėr perballimin e shpenzimeve vjetore, duke pėrfshirė mirėmbajtjen dhe sigurimin e njė shėrbimi cilėsor nė fushėn e regjistrimit; tė sigurojė vazhdimėsinė e integrimit dhe zhvillimit tė regjistrit kombėtar tė pasurive tė paluajtshme gjatė gjithė procesit tė regjistrimit fillestar; Tė zhvillojė dhe sigurojė indeks tė azhornuar tė tė dhėnave tė hartave pėr pasuritė e paluajtshme nė tė gjithė vendin; Tė zgjerohet pėrdorimi i kompjuterizimit pėr tė pėrmirėsuar mėnyrėn e mbajtjes sė tė dhėnave, azhornimin dhe aksesin nė to; Tė sigurojė kushte tė mira pune pėr stafin, veēanėrisht bazuar nė logjistikėn e zyrave, pėr tė stimuluar njė nivel tė lartė motivimi. Pėr tė realizuar kėtė strategji ėshtė pėrcaktuar njė planveprimi qė parashikon ecurinė e impelemntimit tė strategjisė ku nė qendėr ėshtė projekti LAMP, projekti mė i madh pėr administrimin e tokės urbane, i financuar nėpėrmjet fondeve tė Bankės Botėrore, qė ka pėr qėllim: Pėrfundim i regjistrimit fillestar pėr 500 000 pasuri nė zonat urbane tė qyteteve kryesore; Pėrmirėsimin e tė dhėnave tė pasurive nė zonat mė prioritare tė tregut tė pasurive, azhornimin e informacionit dixhital, dizenjimin, zhvillimin dhe implementimin e Sistemit tė Komjuterizuar tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme.

*Zv/Kryeregjistruese e Republikės sė Shqipėrisė

 


Kerko ne Website

Klikoni ketu per te lene ankesen tuaj ne Linjen Jeshile



Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme 

Adresa: Rr: "Jordan Misja"
Tirane, Albania
Tel +355 4  2 403 301
Fax +355 4 2 403 306

 

               DENONCO
            ( Linja Direkte )               
Mesazhe zanorë në numrin e telefonit të ZQRPP-së,
++ 355 (0) (4 ) 2403305;

SMS-ve në numrin celular ++355(0)672020234                        të vënë në dispozicion për publikun nga ZRPP-ja;

Klikoni ketu per regjistrimin ankesave online per linjen jeshile.

 

POSTA ELEKTRONIKE